Aktorja e njohur Gal Gadot, 39 vjeçe, ka shprehur shqetësimin e saj për ndikimin e madh që rrjetet sociale kanë sot, veçanërisht te të rinjtë.
Duke folur për DuJour Magazine, ajo ka theksuar se rrjetet sociale krijojnë një realitet të rremë, duke ndikuar negativisht te vajzat e reja.

“Gjithmonë u them fëmijëve të mi se për mua, të rritesha ishte shumë më e lehtë se për ta sot. Ata po rriten mes gjithë këtyre filtrave dhe postimeve të kuruara. Ata besojnë se është e vërtetë, pa e kuptuar që çdo gjë është filtruar plotësisht. U them: ‘Çfarëdo që shihni online, nuk është e vërtetë’”, ka thënë Gadot, nënë e katër vajzave.
Aktorja e filmit “Wonder Woman” beson se shoqëria po bëhet gjithnjë e më e varur nga platformat si Instagram dhe TikTok, dhe kjo po ndikon negativisht te vetëbesimi dhe perceptimi i realitetit te të rinjtë.

Gadot ka rrëfyer gjithashtu se shtëpia e saj e fëmijërisë ishte “shumë, shumë e qetë”, ndërsa tani jeta e saj familjare është “kaos i bukur”, gjë që ajo e pëlqen.
“Në shtëpinë time ka të qeshura, zënka, lot, gamë emocionesh dhe më pëlqen. Po, është shumë, por mundohem të bëj më të mirën. Kemi ndihmë dhe bashkëshorti im bën një punë fantastike si baba. Nuk fle shumë”, ka thënë ajo.
Edhe
Lindsay Lohan në prag të 40-vjetorit: Të 30-at janë periudha kur gjithçka fillon të marrë kuptim
Aktorja ka pranuar më parë se nuk është e lehtë të balancohet karriera e suksesshme me jetën familjare.
“Duhet të balancosh mes të pasurit një karrierë dhe të pasurit një familje. Është diçka që gjithmonë kërkon shumë përkushtim, dhe karriera më merr shumë kohë”, pati thënë më parë ajo në një intervistë për Galamour, në vitin 2020.
-
Scarlett Johansson tregon për kohën kur në Hollywood pranoheshin kritikat për pamjen e grave
-
Steve Carell thotë se nuk ka kohë për rrjete sociale
-
Ashley Tisdale tregon rregullat që ia ka vendosur vetes në përdorimin e rrjeteve sociale
-
Olivia Wilde thotë se skenat intime nëpër filma tashmë nuk janë edhe aq reale