Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Sheeran: Atësia më ka ndryshuar jetën

Ed Sheeran dhe bashkëshortja e tij Cherry Seaborn janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë quajur Lyra Antarctica, dhjetë muaj më parë.

Këngëtari i famshëm britanik ka thënë se atësia ia ka ndryshuar atij komplet jetën. Sipas tij, që kur është bërë baba, ai është bërë njeri krejt tjetër.

“Jeta ime ka ndryshuar komplet. Tash, në vend se të shkojë në shtrat në ora 6:00, tani po zgjohem në ora 6:00 ose ndoshta edhe më herët se aq”, ka deklaruar Sheeran.

Këngëtari i hitit “Bad Habits” ka thënë po ashtu se kishte pritje të mëdha derisa po futej në botën e a atësisë, pasi njerëzit i kishin thënë se kjo do të ishte gjëja më e mirë që do t’i ndodhte.