Showbiz

E bija i dha qëllime të reja Ed Sheeranit

Vajza e Ed Sheeran i ka ndihmuar atij të gjejë “qëllimin” e tij jashtë muzikës.

Kryesuesi i toplistave, pop ylli, ka një vajzë 15-muajshe me gruan e tij Cherry Seaborn, e Ed ka zbuluar se si vogëlushja e tij ia ka ndryshuar jetën.

Këngëtari 30-vjeçar, i cili u martua me Cherryn më 2019, ka treguar për 'The Ellen DeGeneres Show': “Sapo e kisha kuptuar që nuk kisha një qëllim të vërtetë jashtë muzikës, sepse kur po i jepja kohë fikse vetes sime duke mos punuar, e duke mos bërë asgjë, u kënaqa, ngaqë mua më pëlqen të bëj muzikë. Dhe, të qenit baba, më të vërtetë më ka dhënë një qëllim dhe diçka më të rëndësishme në jetë sesa puna ime”.

Ed është një ndër artistët me më së shumti shitje albumesh, mirëpo ai e ka përshkruar atësinë si “gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë”.

“Mendoj sa ka shumë anë dhe forma për këtë. Ka ditë të vështira, edhe të mahnitshme e të lehta. Është një slitë emocionesh. E di që tingëllon si klishe për ta thënë këtë, mirëpo është diçka e mrekullueshme. Më pëlqen shumë”, ka shtuar krijuesi i hitit “Castle on the Hill”.

Ed po ashtu ka zbuluar se puna e tij kreative ka ndryshuar qëkur është bërë baba.

“Jam shumë i strukturuar gjatë ditës sime tani, kështu që, nëse do të isha në studio do të isha duke punuar derisa të mbaroja”, ka sqaruar ai.

Ed tashmë e ka parasysh se duhet të planifikojë ditët e tij për vogëlushen e tij dhe nevojat e saj.

“Më duket sikur kur ke një fëmijë duhet t’i planifikosh edhe ditët e punës. Nuk mundesh thjesht të punosh deri në orën dy të mëngjesit”, ka treguar pop ylli.

Ed gjithashtu i ka treguar Lyras disa nga projektet e tij të fundit.

“Nuk e di nëse ajo e njeh zërin tim, por ia kam treguar disa nga projektet e mia, kështu që, po, tash edhe ajo është “cool”, është shprehur ai.