Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ed Sheeran paralajmëron pushim nga muzika

Ed Sheeran

Ed Sheeran

Foto: Associated Press

Këngëtari i njohur, Ed Sheeran, ka thënë se do të marrë pak pushim nga karriera muzikore pasi të përfundojë turneun e tij aktual “LOOP”.

Gjatë një koncerti në Glendale të Arizonës, këngëtari 35-vjeçar u ka thënë fansave se mund të mos e shohin për një kohë, ka shkruar The Sun.

“Kjo do të jetë hera e fundit që jam këtu për një kohë. Mund të bëj një pushim pasi të përfundojë ky turne dhe t’i përkushtohem më shumë rolit të babait. Nëse nuk shihemi për një kohë, ju dua dhe ju falënderoj që keni ardhur”, ka thënë ai.

Sheeran është baba i dy vajzave, Lyra, 5 vjeçe, dhe Jupiter, 4 vjeçe, të cilat i ka me bashkëshorten e tij, Cherry Seaborn.

Në një intervistë të mëparshme, ai ka treguar se do të dëshironte të kishte edhe një vajzë tjetër.

Edhe Ariana Grande: Vendimi për t’u tërhequr nga jeta publike nuk ishte i nxituar Showbiz Ariana Grande: Vendimi për t’u tërhequr nga jeta publike nuk ishte i nxituar

“Mendoj se ndoshta do të doja edhe një vajzë. Janë shumë argëtuese. Ka momente të vështira, por është diçka e mrekullueshme”, ka thënë ai.

Këngëtari ka folur edhe për mënyrën se si e mbron privatësinë e fëmijëve të tij. Ai ka thënë se nuk pranon të bëjë fotografi me fansat kur është me vajzat.

“Një herë, kur isha me Lyran, dikush kërkoi një selfie dhe ndërsa po bëhej fotografia, ajo u rrëzua. Mendova se nuk po sillesha si baba. Që atëherë, përgjigjja ime është gjithmonë jo kur jam me fëmijët”, ka treguar Sheeran.

Turneu i tij ka filluar në muajin janar në Zelandë të Re dhe do të përfundojë më 7 nëntor në Tampa të Floridës.

Edhe “Pas gjykimeve të vazhdueshme” Ariana Grande tërhiqet përkohësisht nga jeta publike Showbiz “Pas gjykimeve të vazhdueshme” Ariana Grande tërhiqet përkohësisht nga jeta publike

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Sheeran largohet përkohësisht nga muzika.

Ai pati marrë pushim edhe në vitin 2015, si dhe në periudhën 2019-2021.