Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Shakira thyen rekord për pjesëmarrje në koncertin falas në Mexico City

Shakira

Shakira

Këngëtarja e mirënjohur, Shakira, ka mbajtur një koncert falas të dielën mbrëma në Mexico City, ku mblodhi mbi 400 mijë njerëz në sheshin kryesor të qytetit, duke vendosur një rekord të ri pjesëmarrjeje për sheshin historik të njohur si Zócalo, ka raportuar agjencia e lajmeve Associated Press.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Superylli kolumbian ka performuar për rreth dy orë në zemër të kryeqytetit meksikan, duke sjellë hitet më të mëdha të karrierës së saj para një turme që mbushi plotësisht sheshin.

Sipas organizatorëve, “kjo është pjesëmarrja më e madhe e regjistruar ndonjëherë për një ngjarje në Zócalo”, duke tejkaluar rekordet e mëparshme të vendosura në këtë hapësirë.

Edhe vetë Shakira e kishte thyer rekordin në vitin 2007, kur kishte mbledhur rreth 210 mijë persona, shifër që në atë kohë konsiderohej historike për këtë shesh.

Fansat mbushën qendrën e Mexico Cityt, duke kënduar, vallëzuar dhe valëvitur flamuj, ndërsa këngëtarja i falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme ndër vite dhe përkushtimin e atyre që kishin pritur që herët gjatë ditës për ta parë nga afër.

Koncerti ishte pjesë e turneut të saj “Las Mujeres Ya No Lloran”, që ka shënuar disa momente të rëndësishme në Meksikë.

Gjatë këtij turneu, ajo ka rezervuar një seri të gjatë koncertesh në stadiumin Estadio GNP Seguros në Mexico City, duke planifikuar më shumë mbrëmje se çdo artist tjetër më parë në këtë arenë dhe duke tërhequr qindra mijëra fansa në disa data radhazi.

Para koncertit në Zócalo, etapa meksikane e turneut kishte tërhequr tashmë rreth 780 mijë spektatorë në kryeqytet përgjatë 13 netëve të koncerteve.

Shakira konsiderohet gjithashtu një nga artistet gra me albumet më të shitura në tregun muzikor të Meksikës, me shifra që e rendisin mes emrave më të suksesshëm ndërkombëtarë në vend.