Finalja e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës solli për herë të parë në histori një spektakël muzikor gjatë pushimit mes dy pjesëve, duke e kthyer ndeshjen në një ngjarje të ngjashme me spektaklin “SuperBowl”, i cili mbahet në pauzën ndërmjet dy pjesëve të lojës së futbollit amerikan, ka shkruar EuroNews.
Në stadiumin “MetLife” në New Jersey, FIFA ka organizuar një shfaqje madhështore të kuruar nga Chris Martin, vokalisti i grupit Coldplay. Në skenë u ngjitën emra të njohur të muzikës botërore, mes tyre yjet si Shakira, Madonna, BTS dhe Justin Bieber.
Shakira ka interpretuar himnin zyrtar të turneut, “Dai Dai”, ndërsa Justin Bieber përshtati tekstin e këngës së tij “Everything Hallelujah”, duke kënduar: “Është Kupa e Botës, haleluja”.
Në spektakël mori pjesë edhe dirigjenti venezuelian Gustavo Dudamel, së bashku me New York Philharmonic dhe Simon Bolivar Symphony Orchestra, duke sjellë një kombinim të muzikës pop dhe asaj klasike.
Për shkak të organizimit të shfaqjes, pushimi mes pjesëve u zgjat në rreth 30 minuta, dy herë më shumë se intervali i zakonshëm prej 15 minutash. FIFA lejoi këtë ndryshim për të mundësuar ngritjen dhe çmontimin e skenës, si edhe përgatitjen e fushës para rifillimit të lojës.
Edhe
Shakira madhështon finalen
Sipas FIFA-s, spektakli ishte pjesë e bashkëpunimit me organizatën Global Citizen, me synimin për të mbledhur fonde për projekte arsimore në mbarë botën.
Finalja, e zhvilluar në stadiumin e mbushur plot dhe me çmime biletash që arritën deri në 35 mijë euro, dëshmoi ambicien e FIFA-s për ta shndërruar ndeshjen më të rëndësishme të futbollit në një spektakël global sportiv dhe argëtues.