Këngëtarja e mirënjohur me prejardhje latine, Shakira, mbretëresha e muzikës pop, Madonna, si dhe grupi muzikor BTS, do të performojnë në pauzën ndërmjet dy ndeshjeve në Finalen e Kupës së Botës, ka bërë të ditur FIFA, ka raportuar The New York Times.
Finalja e Kupës së Botës, që pritet të mbahet më 19 korrik më stadiumin MetLife në New Jersey, është tashmë një spektakël i jashtëzakonshëm, i cili në vitin 2022 arriti 500 milionë shikues. Por këto performanca muzikore do të mund të tërheqin edhe më shumë shikues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArtistët që janë zgjedhur për këtë ngjarje kanë katalog të gjerë të projekteve muzikore, nga i cili mund të zgjedhën këngët që do të performojnë.
Madonna ka fituar shtatë çmime “Grammy” kurse Shakira katër, ndërkohë që grupi BTS është i pari grup i muzikës K-pop që ka arritur të nominohet për këtë çmim.

Madonna, në vitin 2012 ka performuar në spektaklin “SuperBowl”, që mbahet në pauzën ndërmjet dy pjesëve të lojës së futbollit amerikan. Edhe Shakira ka qenë pjesë e këtij spektakli në vitin 2020 bashkë me këngëtaren tjetër të mirënjohur me prejardhje latine, Jennifer Lopez.

Artistët që këtë vit do të performojnë në spektaklin e finalës së Kups së Botës, janë përzgjedhur nga këngëtari i njohur i grupit Coldplay, Chris Martin, i cili e ka ndarë lajmin në një postim në rrjete sociale, përmes një videoje ku përfshiheshin edhe personazhe nga emisioni i njohur i fëmijëve, Sesame Street.
“Ky është një shans për të treguar çdo lloj të mrekullueshëm të njerëzve”, i thotë Martin personazhit Elmo, në video.
Botërori 2026 do të fillojë muajin e ardhshëm dhe do të mbahet nëpër 16 qytete në SHBA, Meksikë dhe Kanadë, me ndeshje që do të transmetohen në FOX si dhe Telemundo.
Producenti i spektaklit do të jetë gjigandi “Global Citizen”, e njohur për organizimin e koncerteve muzikore që synojnë të ndërgjegjësojnë publikun dhe të mbështesin kauza humanitare, si lufta kundër urisë dhe varfërisë.
FIFA dhe “Global Citizen” kanë mbajtur një koncert të këtij lloji në stadiumin MetLife verën e kaluar, në finalen e Botërorit të Klubeve, ku ka përformuar reperja amerikane Doja Cat, këngëtarja nigeriane Tems dhe artisti kolumbian J Balvin.
Në një intervistë vitin e kaluar, para Kupës së Botës, Martin ka thënë se kjo ngjarje pretendon t’i bashkojë njerëzit nga e gjithë bota.
“Kjo ngjarje ka njerëz nga e gjithë bota dhe spektakli duhet të reflektojë bashkimin”, ka thënë ai.
Martin ka kërkuar që disa nga artistët më të mëdhenj në botë të performojnë në spektaklin e Kupës së Botës.
Shakira së fundmi ka publikuar këngën “Dai Dai” që është pjesë e kësaj perfomance, pjesë e së cilës është edhe ylli i i muzikës Afrobeats, Burna Boy, i cili ka kënduar edhe në ceremoninë e Kupës së Botës në Afrikën e Jugut në vitin 2010.
Madonna ka bërë të ditur se në muajin korrik do të lansojë një album të ri me titull “Confessions on e Dance Floor: Part II”.
Kurse BTS u ribashkuan si bend në muajin mars, për herë të parë pas gati katër vitesh, pasi të gjithë anëtarët kanë qenë shërbim ushtarak në Korenë e Jugut.

Këtë muaj, FIFA ka dhënë lajmin për pjesëmarrësit e ceremonisë hapëse para ndeshjeve të para në secilin nga tri vendet nikoqire.
Në SHBA, muzikantët që do të performojnë para përballjes së 12 qershorit në stadiumin SoFi afër Los Angelesit, janë Katy Perry, Future, Anitta, Lisa, Rema dhe Tyla.
Performancat e mëdha muzikore gjatë ngjarjeve sportive nuk janë të panjohura për publikun amerikan.
Spektakli “SuperBowl” me superyje të tillë si Bad Bunny, Kendrick Lamar e Rihanna, në mënyrë rutinore tërheqin më shumë se 100 milionë shikues në transmetime në Amerikë dhe nxisin diskutime para dhe pas spektaklit.
Fansat e futbollit, nuk kanë nevojë për ndonjë stimulim të madh për t’ua ngjallur interesimin për ndeshjen.
“Në përgjithësi, perceptimi i pauzës 15 minutëshe ndërmjet dy pjesëve të lojës, konsiderohet i shenjtë dhe askush nuk ‘ngatërrohet’, me të. Lidhja ndërmjet sportit dhe showbizit, nëse jeni rritur në SHBA, është diçka me të cilën jeni mësuar tashmë, por nuk ka nevojë që t’i bindësh njerëzit ta duan futbollin në Afrikë, në Evropë apo në Azi e Amerikë të Jugut”, ka thënë Sean Jacobs, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në New School të Manhattanit.