Shakira ka performuar në një koncert falas në plazhin Copacabana në Rio de Janeiro të shtunën mbrëma, një event që sipas kryetarit të qytetit ka tërhequr rreth 2 milionë njerëz në një nga bregdetet më ikonike në botë.
Koncerti u zhvillua si pjesë e turneut të saj botëror “Las Mujeres Ya No Lloran”, të emërtuar sipas albumit të vitit 2024.
Shfaqja nisi rreth orës 23:00, më vonë se orari i planifikuar, ndërsa fansat e pritën me brohoritje dhe duartrokitje. Në qiell u shfaqën dronë që shkruanin “I love you Brazil” në portugalisht.
“Kam ardhur këtu kur isha 18 vjeç, duke ëndërruar të këndoja për ju. Dhe tani shikoni këtë. Jeta është magjike”, ka thënë Shakira.
Ajo interpretoi këngë të njohura si “Hips Don’t Lie”, “La Tortura” dhe “La Bicicleta”, ndërsa koncertin e mbylli me “BZRP Music Sessions #53/66”.
Gjatë performancës ajo foli edhe për fuqinë e grave, duke thënë: “Ne gratë, sa herë që rrëzohemi, ngrihemi pak më të mençura".
🚨🇧🇷 Shakira's 2 million person Copacabana concert tonight: completely free!
That's how you break attendance records🔥pic.twitter.com/ffiZZLxkJL https://t.co/CF9LtEoRh0
-
Shakira thyen rekord për pjesëmarrje në koncertin falas në Mexico City
-
Mbi 2 milionë njerëz në koncertin e Lady Gagas në Brazil
-
Shakira e cilëson si shumë të veçantë përvojën e saj në Kupën e Botës
-
200 mijë kristale Swarovski dhe 120 orë punë: Fustani i Shakirës në finalen e Kupës së Botës
-
Dua Lipa, Beyonce, e Rihanna ndër të famshmit që ishin në finalen e Kupës së Botës