Shakira dhe Bizarrap kanë hyrë në histori me një këngë latine që është kryesuese e top listave në një mënyrë që asnjë këngë nuk e ka arritur më parë.
Këngëtarja kolumbiane dhe DJ-ja dhe producenti argjentinas 24-vjeçar kanë shumë për të festuar pasi thyen katër rekorde botërore “Guinness”, duke përfshirë këngën latine më të shikuar në YouTube në 24 orë, këngën më të shpejtë latine që arriti 100 milionë shikime në YouTube, këngën më të transmetuar latine në Spotify në 24 orë dhe këngën më të transmetuar në Spotify brenda një jave.
“BZRP Music Sessions Vol. 53” u publikua në YouTube më 12 janar dhe shumë shpejt la gjurmë në histori.
Guinness World Records prezantoi dyshen me certifikatat e tyre në prapaskenën e “The Tonight Show|” me Jimmy Fallon.