Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Shakira vendos rekord botëror me këngën “Out of Your League”

Me videoprojektin e ri muzikor të titulluar “Out of Your League”, Shakira ka vendosur rekord të ri për këngën më të transmetuar latine në YouTube, brenda 24 orëve të para të lansimit.

Rekordet Zyrtare Botërore njoftuan të hënën (16 janar) se videoklipi i këngës, në të cilën ajo e thumbon ish-partnerin e saj futbollist, Gerard Piqué, u shikua më shumë se 63 milionë herë në 24 orë.

E incizuar me DJ dhe producentin argjentinas, Bizarrap, kënga përfshinë referenca për Piquén dhe të dashurën e tij të re, 23-vjeçaren Clara Chia Marti.

Në një refren të këngës, Shakira dëgjohet duke thënë: “Unë kam vlerë sa dy 22-vjeçare. Ti ke ndërruar Ferrari për një Twingo. Ke shkëmbyer Rolex për Casio. Sigurisht se unë isha jashtë ligës tënde, kjo është arsyeja pse tani je me dikë sikur vetja.”

Performuesit tjerë latinë që kanë thyer rekorde në platformën YouTube janë, J Balvin, Luis Fonsi dhe Daddy Yankee.

Pop ylli kolumbian dhe mbrojtësi i pensionuar i Barcelonës, e bënë të ditur lajmin se ndarjes së tyre në qershor të vitit 2022, duke i dhënë kështu fund lidhjes 11-vjeçare.

Edhe Kënga e Shakirës ku tallet me Piquen thyen rekordin në Youtube Showbiz Kënga e Shakirës ku tallet me Piquen thyen rekordin në Youtube

Derisa Shakira shquhet si një prej artistëve më të pëlqyera në botë, për këngën dhe performancat e saj live, Piqué po ashtu e gëzon reputacionin e një prej mbrojtësve më të mirë të futbollit evropian. Për më shumë se një dekadë, ata portretizoheshin si një çift i lumtur që ia lejonin njëri-tjetrit lirinë për të vazhduar të shkëlqejnë si artiste dhe sportist jashtëzakonisht të njohur.

Ish-çifti i njohur i showbizit i ka dy fëmijë së bashku, Sasha dhe Milan. Ata e filluan lidhjen në vitin 2011, një vit pasi u takuan në sheshin e xhirimeve të videoklipit të hitit të Shakiras, “Waka Waka”.

Image