Gerard Pique i është përgjigjur ish-bashkëshortes Shakira, e cila e ka sulmon atë dhe të dashurën e re Clara Chia të tij, përmes këngës së re. Kënga tashmë ka mbledhur më shumë se 75 milionë shikime në Youtube dhe duket se ish-ylli i Barcelonës është përgjegjës për disa prej tyre.
Të premten, Pique u shfaq në një transmetim në Twitch në një grup personash.
Gjatë diskutimit, Pique dhe të ftuarit e tij bënë një sërë referencash për këngën e Shakirës.
Gjatë këngës tre minuta e gjysmë, Shakira arriti të bëjë disa “goditje” mbi Piquen dhe partneren e tij të re. Megjithatë, një pjesë, në të cilën ajo tha se Pique kishte "ndërruar një Rolex për një Casio", u bë virale.
Pique shfrytëzoi rastin për të njoftuar një marrëveshje të re midis projektit të tij Kings League dhe prodhuesve të orëve “Casio”. Ai tregoi me krenari orën e tij digjitale dhe u shpërndau ora në kuti si dhuratë të ftuarve.
Ai madje vazhdoi duke thënë se orët do të “zgjatnin gjithë jetën”.
Edhe
Shakira vendos rekord botëror me këngën “Out of Your League”
Në një tjetër krahasim jo të këndshëm mes saj dhe Clara Chias, Shakira këndoi se Pique kishte "këmbyer një Ferrari për një Twingo". Edhe këtë herë, Pique ia ka kthyer se do të shkonte në ligë në një Twingo.