Shakirën duket se po e lëndon lidhja e Gerard Pique me Clara Chia Marti.
Këngëtarja 46-vjeçare u nda nga ylli i futbollit në vitin 2022 dhe Shakira e ka adresuar ndarjen e tyre në bashkëpunimin e saj të titulluar “TQG” me Karol G.
Ajo këndon ndër të tjera në spanjisht: “Të të shoh ty me dikë tjetër më lëndon”. Shakira gjithashtu pohon në këngë se ajo e ka lënë prapa romancën e saj me ish-yllin e Barcelonës.
Shakira gjithashtu u përfol se i ishte referuar ndarjes së tyre në këngën e saj “Te Felecito”.
Shakira dhe Gerard, 36 vjeç, njoftuan ndarjen e tyre përmes një deklarate të përbashkët në qershor të vitit 2022.
Edhe
Shakira s'po mendon për romancë të re
Dyshja shpjegoi atëkohë se ata ishin të vendosur t'i bënin fëmijët e tyre - Sasha, tetë vjeç dhe Milani, dhjetë – prioritetin e tyre numër një.
“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Kërkojmë privatësi në këtë moment për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë maksimal. Ju faleminderit paraprakisht për mirëkuptimin dhe respektin”, thuhej në deklaratën e tyre të përbashkët.