Shakira i është shtuar “Klubit të miliardave” në platformën YouTube, me këngën e saj “Hips Don’t Lie”.
Videoklipi i këngës e cila ka dalë në treg, në bashkëpunim me këngëtarin Wyclef Jean në vitin 2009, ka arritur ta kapë shifrën prej 1 miliard klikimesh të enjten.
Lajmin e ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe vetë Shakira, duke u shprehur e entuziazmuar me këtë arritje.
“Jam e përulur. Faleminderit të gjithëve për dashurinë”, ka shkruar këngëtarja 45-vjeçare me prejardhje nga Kolumbia.
So humbled. Thank you for all of the love.
Posted by Shakira on Thursday, June 2, 2022
Shakira është bërë një nga personazhet më të përfolur të enjten në media dhe rrjete sociale, për shkak të dyshimeve se bashkëshorti i saj, futbollisti, Gerard Pique, e ka tradhtuar me nënën e yllit të Barcelonës, Pablo Gavi, të cilin e ka edhe bashkëlojtar.
Edhe
“Levitating” e Dua Lipës kalon 1 miliard shikime në YouTube