Adhuruesit nuk duhet të presin shumë gjatë për lansimin e sezonit të dytë të serialit, “Wednesday”. Kah fundi i vitit 2022, motra sadiste e preferuar e publikut, Wednesday Addams, u bë me serial në platformën digjitale Netflix.
Projekti që shtjellon historinë e Wednesdayt, rol i luajtur nga aktorja Jena Ortega, dhe familjes jo të zakonshme Addams, është krijim i regjisorit unik, Tim Burton, dhe brenda javës së parë të lansimit u shndërrua në një prej serialeve më të popullarizuara në botë.
Me disa zhanre të ndërthurura në vete si, fantazi, horror, mister dhe komedi, sezoni i ardhshëm i “Wednesdayt” e rikthen kryepersonazhin në shkollë. Edhe një herë ajo duhet të gjej balancën mes familjes, miqve dhe kundërshtarëve të saj të vjetër, duke e shtyrë në një vit tjetër kaosi jashtëzakonisht të errët dhe të çuditshëm.
Kasta e aktorëve përbëhet nga emra të shquar të Hollywoodit si, Emma Myers, Joy Sunday, Catherine Zeta-Jones, Luis Guzmán, Steve Buscemi, Billie Piper, Evie Templeton dhe të tjerë.
Netflixi ka njoftuar se “Wednesday 2” do të publikohet në dy pjesë. Pjesa e parë lansohet më 6 gusht ndërsa pjesa e dytë më 3 shtator të këtij viti.
-
Jenna Ortega paralajmëron sezonin e dytë të “Wednesday”
-
Romanca “Bridgerton” kthehet me sezon të ri në Netflix
-
Catherine Zeta Jones e vlerëson si të jashtëzakonshme Jenna Ortegan
-
Lady Gaga me këngë të re për sezonin e dytë të serialit “Wednesday”
-
Cena dhe André sjellin shumë të qeshura me filmin “Little Brother”