Burime të afërta me artisten me famë botërore, Lady Gaga, kanë konfirmuar për Variety se ajo është duke përgatitur një këngë të re.
Kënga që quhet “Dead Dance”, do të lansohet në kuadër të sezonit të dytë të serialit të shumëpërfolur të regjisorit Tim Burton, “Wednesday”, i cili shfaqet në platformën Netflix.
Kënga dhe videoklipi pritet të lansohen muajin e ardhshëm.
Përgjatë muajit të kaluar shumë media ndërkombëtare kanë raportuar se Gaga, e cila aktualisht ndodhet në turneun e saj “Mayhem Ball”, është parë në takime më Burtonin në Mexico City.
Sipas burimeve, kënga është incizuar me ekipin e njëjtë që artistja ka punuar për albumin “Mayhem”.
Burton, në premierë e sezonit të dytë të “Wednesday”, javën e kaluar në Londër, ka vlerësuar lartë punën e Gagas, duke thënë se puna me të ka qenë “inspiruese”.
Ylli nuk ishte e pranishme në premierë për shkak të turneut, por është bashkangjitur me kastin, përfshirë artisten e njohur Jenna Ortega, e cila luan rolin kryesor, Catherine Zeta-jones, si dhe fytyrat e reja në serial si Steve Buscemi e Joanna Lumley.
“Është artiste e mrekullueshme, dhe si e tillë, për mua, puna me të është inspiruese”, i ka thënë Varietyt, Burtoni për Gagan.
Ai gjithashtu ka lënë të kuptohet se do të bashkëpunojë prapë me të në të ardhmen, duke thënë se përgjatë festivalit të filmit Giffoni në Itali, ka “bërë diçka tjetër me të”.
Variety e ka pyetur nëse mund të zbulojë më shumë detaje apo nëse do të mund ta konfirmojë bashkëpunimin me Gagan, ndërkohë që regjisori është përgjigjur duke thënë se nuk mundet por shpreson që po.