Pritjes po i vjen fundi. Sezoni i katërt i serialit hit të Netflixit, “Bridgerton”, do të lansohet së shpejti. Platforma digjitale ka njoftuar se drama romantike do të publikohet në dy pjesë, dhe i rikthen në ekran disa prej personazheve të preferuara të publikut.
Çdo sezon përqendrohet në aventurat romantike dhe sfidat personale të njërit prej vëllezërve e motrave të familjes Bridgerton. Djali i dytë bohem, Benedict, refuzon të martohet, pavarësisht lutjeve këmbëngulëse të së ëmës.
Derisa në ballon me maska të organizuar nga Violet, Benedict mbetet i mahnitur nga një zonjë misterioze e maskuar, e njohur si Zonja e Argjendtë.
Me ndihmën e motrës së tij, Eloise, Benedict nis të kërkojë në shoqërinë e lartë për të zbuluar identitetin e zonjës së re, e cila del të jetë një shërbëtore e zgjuar me emrin Sophie Baek.
Kur fati i bashkon Benedictin dhe Sophien, ai përballet me një konflikt të brendshëm mes realitetit të ndjenjave të tij për këtë shërbëtore intriguese dhe Zonjës se Argjendtë, pa e ditur se ato janë në fakt i njëjti person.
Episodet e para të serialit “Bridgerton” lansohen më 29 janar, dhe pjesa e dytë do të jetë në dispozicionin e publikut nga 26 shkurti.
-
Netflixi nis transmetimit e sezonit final të “Stranger Things”
-
Seriali hit i Netflixit, “Wednesday” kthehet me sezonin e dytë
-
“Voicemails for Isabelle”, komedia e re romantike e Netflixit
-
Jennifer Lopez u kthehet filmave romantikë me “Office Romance”
-
Jonathan Bailey me rol kyç në episodet e reja të “Bridgerton”