Aktori Arnold Schwarzenegger është mbajtur shkurt në aeroportin e Munihut me arsyetimin se nuk e deklaroi një orë të shtrenjtë që po planifikonte ta nxirrte në ankand.
Ai është ndaluar në zonën e kontrollit në aeroport të mërkurën kur arriti në Gjermani nga SHBA-ja.
Schwarzenegger mundi ta vazhdonte udhëtimin pasi pagoi mijëra euro taksa, raportoi Bild.
Ora do të nxirret në ankand në një darkë për mbledhje donacionesh për iniciativën e Schwarzeneggerit mbi klimën.
Ora ishte punuar posaçërisht për Schwarzeneggerin nga mjeshtri zviceran i orëve luksoze, Audemars Piguet.
Artikuj të ngjashëm
-
Konfiskohen dy orë të shtrenjta, iu zunë në valixhe udhëtarit në Aeroportin e Prishtinës
-
Ndalohet në Aeroportin e Prishtinës një shtetase gjermane e kërkuar për shpërdorim të pasurisë së huaj
-
Sa kushton ora e Nagelsmannit?
-
Pezullohen fluturimet në Aeroportin e Munihut, raportohet se janë parë dronë
-
Aeroporti i Zurichut i stërngarkuar, vonohen edhe udhëtarët nga Kosova