Ora e mbajtur nga përzgjedhësi i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, në ndeshjen ndaj Bregut të Fildishtë, ka marrë vëmendje të madhe në mediumet ndërkombëtare.
Ora është zvicerane, përkatësisht nga Schaffhauseni.
Ky model lidhet ngushtë me SHBA-në, nikoqiren e Botërorit. Frymëzimi për kornizën e bardhë prej qeramike vjen nga uniformat e Marinës amerikane dhe “peizazhet dimërore magjepse” të liqenit Tahoe.
Ora ka çmim prej 11 mijë e 340 eurove, sipas faqes zyrtare të prodhuesit të kësaj ore.
“Blick” ka shkruar se paga e Nagelsmannit te Gjermania është mbi 8 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm