Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Roc Nation” e Jay-Z shënon fitore në gjykatë kundër avokatit Tony Buzbee

Jay-z dhe Tony Buzbee

Jay-z dhe Tony Buzbee

Foto: Associated Press

“Roc Nation”, kompania e themeluar nga reperi i mirënjohur, Jay-Z, emri i vërtetë i të cilit është Shawn Carter, ka shënuar një fitore të rëndësishme në përplasjen ligjore me avokatin Tony Buzbee.

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga TMZ, një gjykatës në Teksas ka hedhur poshtë të gjitha paditë kundër “Roc Nation”, të ngritura nga dy ish-klientë të Buzbee, duke vendosur se gjykata nuk ka juridiksion mbi kompaninë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Paditë pretendonin se “Roc Nation” dhe avokatët e lidhur me ekipin e Jay-Z kishin shënjestruar në mënyrë të padrejtë klientët e Buzbee pas skandalit që u përfshi reperi i njohur, P.Diddy, emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs dhe më vonë akuzave të ngritura ndaj Jay-Z.

Këto procese ishin pjesë e konfliktit të vazhdueshëm mes Buzbee dhe ekipit të Jay-Z, pasi avokati kishte ngritur më herët një padi, e cila më vonë u tërhoq, ku reperi akuzohej për sulm seksual.

Jay-Z i mohoi kategorikisht akuzat dhe reagoi ashpër, duke pretenduar se Buzbee po ndiqte “akuza të rreme” dhe nisi disa sfida ligjore kundër tij.

Tani, gjykata ka vendosur se Teksasi nuk ka juridiksion personal mbi “Roc Nation” dhe ka rrëzuar pretendimet ndaj kompanisë. Megjithatë, vendimi nuk shqyrton vërtetësinë e akuzave, që do të thotë se paditë mund të paraqiten sërish në një juridiksion tjetër.

TMZ ka raportuar se ka kontaktuar Tony Buzbee për koment, por deri tani nuk ka pasur përgjigje.