Sean “Diddy” Combs ka mohuar kategorikisht akuzat e një ish-aktori, i cili në një padi pretendon se ishte sulmuar seksualisht nga reperi në vitin 2007, kur ishte ende i mitur.
Zëdhënësi i Diddyt, Juda Engelmayer, ka thënë për TMZ se akuzat janë të pavërteta.
“Kjo është gënjeshtër dhe është tërësisht e sajuar. Z. Combs nuk e ka sulmuar seksualisht askënd”, ka deklaruar ai.
Ai ka shtuar se ekipi i Diddyt synon të kundërshtojë padinë në gjykatë.
“Këto pretendime do të rrëzohen, ashtu si edhe të tjerat. Ai do të përdorë të gjitha rrugët ligjore për t’u mbrojtur dhe për t’u siguruar që ata që nisin dhe përhapin gënjeshtra të mbajnë përgjegjësi”, ka thënë Engelmayer.
Sipas padisë, ish-aktori pretendon se Diddy e ka prekur në mënyrë të papërshtatshme dhe ka kryer veprime seksuale ndaj tij gjatë një feste në Hollywood në vitin 2007. Burri, i cili tani është i rritur, po kërkon dëmshpërblim, ndërsa në padi ka përfshirë edhe disa agjentë, duke pretenduar se ata kishin përgjegjësi për ta mbrojtur.
-
Ish-aktori padit P.Diddyn për sulm seksual
-
Autoritetet e Los Angelesit po shqyrtojnë akuza të reja ndaj P.Diddyt për sulm seksual
-
Avokatët e P. Diddyt kërkojnë lirimin e menjëhershëm të tij
-
P.Diddyt i ndryshohet data e lirimit nga burgu
-
Gjykata e Apelit vë në pikëpyetje dënimin me katër vjet burgim për Sean Diddy Combs