Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rita Ora nuk po arrin të takohet me të dashurin e saj Romain Gavras për shkak të pandemisë

Rita Ora dhe i dashuri i saj Romain Gavras nuk po arrijnë ta mbajnë si duhet lidhjen e tyre për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Thuhet se çifti nuk i ka punët mirë edhe për shkak të thyerjes së masave anti-COVID nga ana e Ritës në Britani të Madhe.

Ndërkaq tani që Rita ka filluar t’i respektoj masat, mundësitë për tu takuar me të dashurin e saj, xhiruesin francezo-grek të klipeve të shumë këngëtarëve të famshëm botëror, Romain janë edhe më të vogla.

Për lidhjen Rita-Romain ishte përfolur verën e kaluar kur ata të dy ishin kapur nga paparacët duke kaluar pushime verore së bashku, shkruan Daily Mail.

Sipas burimeve të afërta me çiftin Rita është seriozisht e dhënë pas tij dhe se asnjëherë më parë nuk është ndier si me Romain.

Edhe Romain Gavras konfirmon se u nda nga Rita Ora për shkak të angazhimeve në punë Showbiz Romain Gavras konfirmon se u nda nga Rita Ora për shkak të angazhimeve në punë

Mirëpo distanca është duke pasur efekt të madh tek dy të rinjtë për të cilët është bërë e pamundur të bëhen bashkë sidomos tani që Rita po bëhet gati për të shkuar në Australi për tu bërë pjesë e gjyqtarëve të “The Voice” atje.

Pak ditë më parë u përfol se me të arritur në Australi, këngëtarja nga Kosova do të detyrohet të futet në karantinë për dy javë, ndërkohë që atje nuk do ta shoqëroj i dashuri i saj.