Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rita Ora humb shumë peshë

Rita Ora duket se ka humbur shumë peshë trupore kohëve të fundit.

Këngëtarja kosovare me famë botërore ka tërhequr vëmendjen e fansave të saj duke publikuar fotografi ku duket shumë e dobët.

Madje në disa prej fotografive asaj i duken eshtrat me pak lëvizje të trupit.

Rita, 31 vjeç, duket më e përkushtuar së kurrë ndaj fitnesit, pasi muajve të fundit vazhdimisht ka publikuar në rrjetet sociale fotografi duke ushtruar fizikisht.

Nuk dihet nëse humbja e peshës së saj ka të bëjë me ndonjë projekt.

{gallery}

 

Artikuj të ngjashëm