Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rita Ora publikon videoklipin e këngës “Last Of Us”

Këngëtarja me famë botërore, me origjinë nga Kosova, Rita Ora, ka publikuar videoklipin e këngës “Last Of Us”.

Ylli për realizimin e kësaj kënge bashkëpunoi me muzikantin Gryffin, i cili është i njohur për remikset e këngëve “Talking Body” nga Tove Lo, “Animals” nga grupi Maroon 5 dhe këngës “Desire” të Years&Years.

Pasi Rita lansoi një video paralajmëruese të këngës, adhuruesit e vlerësuan lartë paraqitjen e saj dhe njëri nga ta ka shkruar se “zëri i Rita Orës është nënvlerësuar” dhe se “ajo këndon shumë bukur”.

Shumë fansa nga mbarë bota kanë komentuar duke e quajtur këngëtaren “bekim” për ta. Njw prejt tyre shkroi se është i obsesinuar me të.

Kjo këngë është pjesë e albumit të fundit të Ritës, “You & I”, i cili është albumi i saj i tretë dhe u lansua më 14 korrik të vitit të kaluar.

Edhe Rita Ora publikon videoklipin e këngës për nënën Showbiz Rita Ora publikon videoklipin e këngës për nënën

Rita kur e publikoi albumin pati thënë që ka kaluar shumë kohë duke u munduar të thotë shumë gjëra rreth jetës së saj të cilat nuk janë dëgjuar.

Ajo gjithashtu pati folur edhe rreth përvojës që ka në industrinë e muzikës dhe se sa e vështirë ka qenë për të rruga drejt suksesit dhe se ndonjëherë ka humbur edhe vetbesimin e shpresën.

“Ndoshta kur rrëzohesh mund të bësh një zgjedhje. Ose ngrihesh sërish në këmbë e të vazhdosh të ecësh, ose vetëm e lë rrëzimin të të konsumojë. Dhe unë e bëra këtë, u ngrita”, ka thënë ylli.

duket të jetë album shumë i rëndësishëm për të pasi që kënga “The Shape Of Me”, e cila flet për nënën e saj, ju dedikua të gjitha nënave shqiptare.

Për albumin “You & I”, Emma Harrison redaktore e muzikës në revistën “Clash”, pati thënë se është puna më e mirë që ka bërë Rita deri më tani, pasi që albumi shpalos shumë nga ndjenjat reale të saj.

Ndërsa Hannah Mylra nga prestigjiozja “The Rolling Stones UK” pati thënë se albumi i fundit i Ritës mund të krahasohet me ata të mëparshmit pasi reflekton stilin e saj, por nuk është se të intrigon shumë për ta dëgjuar.

Edhe Rita Ora entuziaste për albumin e ri, tregon cila është ëndrra e saj Showbiz Rita Ora entuziaste për albumin e ri, tregon cila është ëndrra e saj

Rita në vitin 2018, pasi incizimit të albumit të mëparshëm “Phoenix”, u shkëput për pak kohë nga muzika, duke u fokusuar në disa role filmash dhe spektakle televizive.