Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rita Ora flet për Kosovën: Jam shumë me fat

Rita Ora kujdeset gjithmonë që t'i tregojë botës me krenari për vendin e origjinës dhe rrënjët e saj.

Siç ka bërë edhe në një intervistë të re me "Big Issue" ku rrëfeu emigrimin për në Mbretërinë e Bashkuar.

“Në këtë pikë të karrierës sime – unë kam qenë në skenë për më shumë se 10 vjet tani – ndjeva se ishte e rëndësishme t’i kujtoja publikut, si dhe vetes, udhëtimin tim”.- ka nisur rrëfimin ajo.

Më pas, Rita u ndal te ‘perceptimi i njerëzve për një vajzë që vjen nga një vend i botës së tretë si Kosova, dhe të qenit refugjat në Mbretërinë e Bashkuar e realizimi i ëndrrave’.

Rita vuri në dukje rëndësinë e ruajtjes së gjithçkaje që i është dhënë deri më tani.

“Nëse nuk do të kisha mundësi të shkoja në Londër dhe prindërit e mi nuk do ta bënin atë ndryshim të guximshëm, nuk do të mund të ulem këtu dhe të flisja.

Edhe Rita Ora: Rritja si refugjate më bëri kjo që jam Showbiz Rita Ora: Rritja si refugjate më bëri kjo që jam

Dhe mbi të gjitha, të bëja muzikë. Unë them me vete çdo ditë, jam shumë me fat dhe kaq mirënjohëse. E di që e meritoj sepse punoj shumë.

Por ka shumë fëmijë si unë prej nga jam, për të cilët kjo nuk ndodh. Kështu që nuk e marr kurrë si të mirëqenë. Por duhet të mbani mend se ka shumë njerëz që mund të dëgjoni ose që shikoni në televizion që janë emigrantë”, tha mes tjerash Ora./Ora News