Showbiz

Rita Ora me projekt te ri ndan emocione nga Londra

Rita Ora

Shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj një moment reflektimi nga "Golborne Road" në Londër, një vend që e konsideron si shumë të veçantë për jetën dhe karrierën e saj.

“Ecja nëpër Golborne Road është gjithçka për mua. Ky vend ndihet si shtëpi dhe më frymëzon gjithmonë kur jam këtu. Është çmenduri të mendosh se kjo vajzë e vogël që ka lindur në Kosovë dhe e gjeti rrugën e saj drejt 'West London-it', jam unë sot”, ka shkruar Rita Ora në "Instagram".

Ajo ka treguar se çdo vend ku ka qenë dhe çdo person që ka takuar ka ndikuar në formimin e saj, veçanërisht në muzikë.

“Në këtë moment të jetës, ndihem më e lirë se kurrë dhe dua ta ndaj këtë anë të vetes me ju në një mënyrë që nuk e kam bërë më parë”, ka shtuar ajo.

Rita ka publikuar edhe episodin e parë të një serie të re dokumentare për jetën e saj, duke falënderuar fansat për mbështetjen.

“Ky projekt ka shumë rëndësi për mua, faleminderit që po e shikoni”, ka shkruar tutje ajo.