Edhe pse Rihanna është duke i shijuar ndryshimet që po vijnë me shtatzëninë e saj të parë, këngëtarja po i paralajmëron fansat se lansimi i muzikës së re vazhdon të jetë një prioritet për të.
Në një intervistë të fundit për emisionin “Entertainment Tonight”, Rihanna foli për planet e lansimit të këngëve të reja. Ajo tha se do të mundohet të fokusohet në një gjë në kohë, por konfirmoi se përfundimisht planifikon të ndajë me adhuruesit e saj materiale të reja muzikore.
“Po, ju ende mund të prisni muzikë të re nga unë. Adhuruesit e mi do të më vrisnin nëse detyrohen të presin edhe shumë gjatë për këtë”.
Ylli i muzikës dhe modës në vitin 2020 u përfshi si mysafire në këngën e reperit të njohur me nofkën Partynextdoor, “Believe It”. Ndërkaq, albumi i fundit i Rihannas me titull, “Anti”, u lansua në vitin 2016. Në disa intervista, këngëtarja i ka ngacmuar fansat duke thënë se muzikë e albumit të ardhshëm do të tingëllojë krejt ndryshe nga ajo që e presin, duke treguar se po eksperimenton me këngët e reja.
Për “Entertainment Tonight”, 33-vjeçarja po ashtu foli rreth shtatzënisë së parë, duke zbuluar se ka qenë interesante për t’i mësojë gjërat e reja që vijnë me eksperiencën e sjelljes së një fëmije në jetë.
Edhe
Rihanna nxit spekulime për fëmijën e katërt
“Deri më tani ka qenë një rrugëtim emocionues dhe çdo javë po i marr gjërat ashtu siç vijnë. Gjithmonë ka diçka të re që po ndodhë në këtë eksperiencë dhe thjeshtë po e shijoj çdo moment të shtatzënisë”, deklaroi fituesja e nëntë çmimeve “Grammy”.
Më 31 janar, këngëtarja nga Barbadosi e bëri të ditur se është në pritje të një fëmije me të dashurin e saj, reperin A$AP Rocky. Ky do të jetë fëmija i parë për çiftin.