Aktori i njohur Jeremy Renner ka thënë se duke e ditur se “ka shumë për çfarë të luftojë” e ndihmoi t’i mbijetonte aksidentit të rëndë me pastrues bore që pësoi një vit më parë.
Renner 52-vjeçar ishte në gjendje kritike pasi theu mbi 30 eshtra, ku u shtyp aksidentalisht nga pastruesi i tij i borës më 1 janar të vitit të kaluar.
“Jam i bekuar që kisha shumë gjëra për çfarë të jetojë, kam një familje të madhe, një vajzë dhjetëvjeçare”, ka thënë Renner për “CNN”.
Ai ka thënë se opsionin e vetëm që ia dha vetes ishte “të bëhej më mirë”.
“Do të dëshpëroja dhe do të bëja rrëmujë jetën e shumë personave po të dorëzohesha”, ka thënë aktori, që luan në filmat Marvel. “Kisha shumë për çfarë të luftoja dhe rikuperimi ishte në mendjen time. Ishte e vetmja gjë në mendjen time”.
-
Aktori Jeremy Renner theu mbi 30 eshtra kur u godit nga një pastrues bore
-
Jeremy Renner lajmërohet nga spitali
-
Jeremy Renner e falënderon një person të veçantë për rikuperimin e tij
-
Jeremy Renner lirohet nga spitali pas incidentit të çuditshëm ku mori lëndime të rënda
-
Jeremy Renner i nënshtrohet operacionit, pas aksidentit në Nevada