Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Aktori Jeremy Renner theu mbi 30 eshtra kur u godit nga një pastrues bore

Jeremy Renner

Aktori i njohur amerikan Jeremy Renner, ka treguar se ka thyer më shumë se 30 eshtra në trupin e tij, kur u godit aksidentalisht nga një pastrues bore në ditën e Vitit të Ri, raporton “BBC”.

Renner, aktor i filmit Avengers ndër të tjera, ka dhënë përditësimin për gjendjen e tij shëndetësore në një postim në “Twitter”.

Renner pësoi lëndime gjoksi dhe po ashtu lëndime tjera trupore, ndërsa po pastronte borën jashtë shtëpisë së tij në Nevada. Për disa ditë ai ishte në gjendje kritike.

“Këto 30 e më tepër eshtra të thyera do të shërohen, do të forcohen, ashtu si thellohet dashuria dhe lidhja me familjen dhe miqtë”, ka shkruar Renner 52-vjeçar, duke falënderuar të gjithë për mesazhet përkrahëse.