Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jeremy Renner lirohet nga spitali pas incidentit të çuditshëm ku mori lëndime të rënda

Jeremy Renner është liruar nga spitali dhe është në shtëpi pas një aksidenti që pati teksa fshinte borën, shkruan The Guardian.

Aktori u përplas nga një buldozer pranë shtëpisë së tij në Reno, Nevada, teksa përpiqej t'i hapte rrugën familjes dhe fqinjëve.

Pasi u transportua me helikopter në një spital lokal me traumë në gjoks dhe lëndime ortopedike, ai iu nënshtrua një operacioni urgjent.

Aktori iu përgjigj postimit të serialit "Mayor of Kingstown", duke konfirmuar se tani është në shtëpi me familjen e tij pas një periudhe të caktuar në terapi intensive. Ai zbuloi se ka mundur ta shikojë premierën e sezonit të dytë të serialit në të cilin ai luan nga shtëpia.

“Përtej trullosjes së rikuperimit, isha shumë i emocionuar të shikoja episodin e parë të sezonit të dytë me familjen time në shtëpi”, ka shkruar ai.

Edhe Jeremy Renner lajmërohet nga spitali Showbiz Jeremy Renner lajmërohet nga spitali

Renner është më i njohur për rolin e tij si Hawkeye në Marvel, duke filluar me “Thor” (2011) dhe “The Avengers” (2012). Së fundmi ai luajti në serialin Disney+ “Hawkeye”.

Renner u nominua për çmimin Oscar për rolet e tij në “The Hurt Locker” (2008) dhe “The Town” (2010). Ai u shfaq gjithashtu në filmat “Mission: Impossible – Ghost Protocol” (2011), “American Hustle” (2013) dhe “Mission: Impossible - Rogue Nation” (2015).