Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Aktori Jeremy Renner në gjendje kritike

Jeremy Renner në "Gjendja kritike, por e qëndrueshme" pas një aksidenti me borë, konfirmon përfaqësuesi i tij

"Familja e tij është me të dhe ai po merr një kujdes të shkëlqyer", ka thënë përfaqësuesi i tij për People.

Aktori Jeremy Renner është “në gjendje kritike, por të qëndrueshme” pas një aksidenti të cilin e pësoi derisa ishte duke e pastruar borën, ka konfirmuar përfaqësuesi i tij.

Aktori i Marvel, 51-vjeçar, pësoi lëndime “pasi përjetoi një aksident të lidhur me motin ndërsa pastronte borën”, tha përfaqësuesi i tij të dielën. “Familja e tij është me të dhe ai po merr një kujdes të shkëlqyer”.

Renner është më i njohur për luajtjen e Hawkeye në Universin Kinematik të Marvel, duke filluar me Thor (2011) dhe The Avengers (2012). Së fundmi ai luajti personazhin në serialin Disney+ Hawkeye. Renner u nominua për një çmim Oscar për shfaqjet e tij në The Hurt Locker (2008) dhe The Town (2010). Ai është shfaqur gjithashtu në Mission: Impossible - Ghost Protocol (2011), American Hustle (2013) dhe Mission: Impossible - Rogue Nation (2015).

Edhe Jeremy Renner lajmërohet nga spitali Showbiz Jeremy Renner lajmërohet nga spitali

Aktori aktualisht po luan në serialin Taylor Sheridan, Mayor of Kingstown në Paramount+.

Renner dhe ish-gruaja e tij Sonny Pacheco janë prindër të vajzës Ava Berlin, 9-vjeçare.