Ylli i njohur hollywoodian, Jeremy Renner, e ka përfunduar operacionin me sukses të hënën (2 janar), kjo pasi pësoi aksident në Reno të Nevadës, që e la aktorin me “trauma në gjoks dhe lëndime ortopedike”.
Pas aksidentit, Renner ishte dërguar në kujdesin intensiv me transport ajror në ditën e Vitit të Ri, rreth orës 9 të mëngjesit. Sipas publicistit të aktorit, ai vazhdon të jetë në “gjendje kritike, por të qëndrueshme”, dhe në këto momente po shoqërohet nga familja e tij.
“Familja e Jeremyt dëshiron t’i shpreh mirënjohje të gjithë mjekëve dhe infermierëve të jashtëzakonshëm që po kujdesen për të. Po ashtu janë falënderues për dashurinë dhe mbështetjet e madhe që e kanë pranuar nga fansat e tij”, shkruhej në deklaratën e lëshuar nga zëdhënësi i aktorit, Sam Mast.
Aktori 51-vjeçar ishte personi i vetëm i përfshirë në këtë aksident. Në natën e Vitit të Ri, zona e skijimit “Rose-Ski Tahoe” ku Renner e ka një pronë, u përball me një stuhi dimërore e cila bëri që 35 mijë shtëpi në të gjithë zonën të mbesin pa rrymë. Renner duket se pësoi lëndime gjatë kohës sa po e pastronte borën. Ende nuk janë zbuluar më shumë hollësi rreth aksidentit.
Jereny Renner më së miri njihet për portretizimin e një prej superheronjëve të “Marvelit”, Hawkeye, në filma të tillë si “Thor” dhe “The Avengers”. Së fundmi e luajti këtë personazh në serialin e platformës digjitale Disney+, “Hawkeye”. Renner u nominua për çmim “Oscar”, për filmat “The Hurt Locker” dhe “The Town”, po ashtu ka luajtur në projektet e njohura të zhanrit aksion, “Mission: Impossible - Ghost Protocol”, “American Hustle” dhe “Mission: Impossible - Rogue Nation”.
Edhe
Jeremy Renner lajmërohet nga spitali
Aktori aktualisht luan në serialin “Mayor of Kingstoën” i cili së shpejti vjen me sezonin e dytë në platformën Paramount+.
Renner e një vajzën 9-vjeçare, Ava Berlin, me ish-bashkëshorten Sonny Pacheco.