Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jeremy Renner lajmërohet nga spitali

Edhe pse i lënduar rëndë, Jeremy Renner, gjeti pak kohë për t’i përditësuar fansat në Instagram rreth gjendjes së tij shëndetësore.

Krahas një fotografie nga dhoma e spitalit, aktori shkroi: “Faleminderit të gjithëve për fjalët e ëmbla. Jam shumë i lënduar për të shkruar në këto momente, por dua t’ju dërgoj shumë dashuri të gjithëve”.

 

 

Aktori 51-vjeçar ishte personi i vetëm i përfshirë në një aksident në natën e Vitit të Ri, kur zona e skijimit “Rose-Ski Tahoe” ku Renner e ka një pronë, u përball me një stuhi dimërore e cila bëri që 35 mijë shtëpi në të gjithë zonën të mbesin pa rrymë. Renner duket se pësoi lëndime gjatë kohës sa po mundohej ta largonte një automjet për pastrimin e borës që kishte ngecur në dëborë.

Edhe Jeremy Renner i nënshtrohet operacionit, pas aksidentit në Nevada Showbiz Jeremy Renner i nënshtrohet operacionit, pas aksidentit në Nevada

Ende nuk janë zbuluar shumë hollësi rreth aksidentit, mirëpo policia ka deklaruar se besojnë që aktori ka qenë i përfshirë në një aksident tragjik dhe se nuk dyshojnë për ndonjë lëndim të qëllimshëm.

{gallery}

Të hënën (2 janar), ylli i njohur hollywoodian iu nënshtrua me sukses një operacioni për trajtimin e lëndimeve të marra që janë “trauma në gjoks dhe me lëndime ortopedike”.

Sipas publicistit të aktorit, ai vazhdon të jetë në “gjendje kritike, por të qëndrueshme” dhe në këto momente po shoqërohet nga familja e tij.

Jereny Renner më së miri njihet për portretizimin e një prej superheronjve të “Marvelit”, Hawkeye, në filma të tillë si “Thor” dhe “The Avengers”. Së fundmi e luajti këtë personazh në serialin e platformës digjitale Disney+, “Hawkeye”. Renner u nominua për çmim “Oscar”, për filmat “The Hurt Locker” dhe “The Town”, po ashtu ka luajtur në projektet e njohura të zhanrit aksion, “Mission: Impossible - Ghost Protocol”, “American Hustle” dhe “Mission: Impossible - Rogue Nation”.

Edhe Aktori Jeremy Renner në gjendje kritike Showbiz Aktori Jeremy Renner në gjendje kritike

Aktori aktualisht luan në serialin “Mayor of Kingstown”, i cili së shpejti vjen me sezonin e dytë në platformën Paramount+.

Renner e ka një vajzën 9-vjeçare, Ava Berlin, me ish-bashkëshorten Sonny Pacheco.