R Kelly, superylli i R&B i njohur për këngën e tij “I believe I can fly”, meriton të paktën 25 vjet burgim për abuzim seksual të grave dhe vajzave, thanë prokurorët përpara dënimit të tij që jepet më vonë këtë muaj, raportoi The Guardian.
Një juri e New Yorkut e shpalli Kellyn fajtor për shantazh dhe shumë akuza të tjera vitin e kaluar në një gjyq për trafikim seksual. Prokurorët pretenduan se menaxherët dhe ndihmësit që ndihmuan Kellyn të takonte vajzat - dhe t'i mbante ato të bindura ndaj tij - përbënte një sipërmarrje kriminale.
Disa akuzues dëshmuan gjatë gjyqit, duke pretenduar se Kelly i nënshtronte viktimat ndaj tekave perverse dhe sadiste kur ato ishin të mitur.
Kelly përdori "famën, paratë dhe popullaritetin" e tij për të "zënë fëmijët dhe vajzat e reja për kënaqësinë e tij seksuale", shkruan prokurorët në dosje.
Kelly, 55 vjeç, do të dënohet më 29 qershor.
-
Gjykata federale konfirmon dënimin me 30 vjet burgim për R. Kellyn
-
Ylli R. Kelly rrezikon të dënohet më 25 vjet burgim ose më shumë
-
R Kelly u dënua me 20 vjet të tjera burgim për abuzim seksual të fëmijëve
-
Këngëtari R. Kelly shpallet fajtor për abuzim seksual të fëmijëve
-
R. Kelly është vendosur nën vëzhgim për mundësi vetëvrasjeje, pas dënimit me 30 vjet burgim