Këngëtari i akuzuar për abuzim seksual, R. Kelly, është shpallur fajtor të mërkurën, ka bërë të ditur BBC-ja.
Një gjykatë në SHBA e ka dënuar 55-vjeçarin për gjashtë pika të aktakuzës nga 13 për sa ishte i dyshuar.
Më herët, këngëtari e grupit Bump n' Grind u dënua për trafikim seksual dhe shantazh në Nju Jork me 30 vjet burgim,
Gjykimi i së mërkurës ishte i dyti për të.
Artisti, emri i vërtetë i të cilit është Robert Sylvester Kelly, u shpall fajtor për tri akuza për joshje të të miturve për seks dhe tri akuza për prodhimin e imazheve seksuale me fëmijë.
Artikuj të ngjashëm
-
R Kelly u dënua me 20 vjet të tjera burgim për abuzim seksual të fëmijëve
-
R. Kelly do të dalë më 15 gusht para gjyqit për akuza të tjera
-
R Kelly shpallet fajtor në seancën për trafikim seksual
-
Gjykata federale konfirmon dënimin me 30 vjet burgim për R. Kellyn
-
Gjyqi i ri ndaj R. Kellyt: Një grua dëshmon se është abuzuar seksualisht nga këngëtari