Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

R Kelly u dënua me 20 vjet të tjera burgim për abuzim seksual të fëmijëve

Këngëtari i muzikës RnB, R. Kelly, po vuan tashmë 30 vjet burgim për akuzat e shantazhit dhe të enjten (23 shkurt) një gjykatës në Chicago, Harry Leinenweber, ia kumtoi lajmin se dënimi i ri prej dy dekadash do të kryhet njëkohësisht me mandatin e mëparshëm.

Leinenweber po ashtu e urdhëroi atë ta vuaj edhe një vit burg mbi dënimin 30-vjeçar të dhënë pas gjyqit të tij të mëparshëm në New York.

Kelly u shpall fajtor për tre akuza për prodhimin e pornografisë me fëmijë dhe tre akuza për joshjen e një të miture në aktivitet seksual kriminal.

Pasi ta përfundojë dënimin e caktuar nga gjykata e New Yorkut, ai duhet ta vuajë edhe një vit për dënimin e tij të fundit në Çikago.

Duke përfshirë dënimin e së enjtes, Kelly do të duhet t’i kalojë jo më shumë se 31 vjet prapa grilave dhe do të kualifikohet për lirim rreth moshës 80-vjeçare.

Edhe Këngëtari R. Kelly shpallet fajtor për abuzim seksual të fëmijëve Showbiz Këngëtari R. Kelly shpallet fajtor për abuzim seksual të fëmijëve

Avokatja e këngëtarit shtoi se ajo planifikon të apelojë dënimin, i cili vjen pesë muaj pasi u shpall fajtor për disa krime seksuale.

Gjatë gjyqit, juria shikoi pjesë të videove të Kellyt duke abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur. Viktima, identiteti i së cilës nuk është bërë publik, gjatë gjyqit tha se ylli i njohur i muzikës filloi ta abuzonte seksualisht kur ishte vetëm 14 vjeç dhe kur ajo mbushi 15 vjeç. Ajo po ashtu i tha jurisë se ata filluan të kryenin marrëdhënie seksuale rregullisht.