Princesha e Uellsit, Kate Middleton, pas operimit të abdomenit, është parë për herë të parë në publik, bashkë me bashkëshortin e saj Princin William.
Çifti kishin shkuar për të bërë blerje në një dyqan ku shiten produkte bujqësore. Daily Mail ka shkruar se princesha dukej e lumtur, e relaksuar dhe e shëndetshme ndërsa po bën hapat e parë drejt kthimit në detyrat zyrtare që ka si princeshë.
Dyqani bujqësor të cilin e vizituan Kate e William, duket të jetë i preferuari i tyre, i cili quhet “The Windsor Farm Shop” dhe ndodhet në afërsi të Adelaide Cottage në Windsor të Britanisë.
“Pas shumë thashethemeve, u habita që i pashë aty. Kate kishte dalë të bëjë blerje me Williamin dhe dukej e lumtur dhe mirë më shëndet. Fëmijët nuk ishim me ta, por ishte një shenjë e mirë pasi ajo ishte aq mirë me shëndet që të dilte për blerje”, ka thënë një dëshmitar për The Sun.
Kate pritet të kthehet në publik më 17 prill, pas festës së Pashkëve. Këtë e pati bërë të ditur pallati mbretëror, pasi princesha i është nënshtruar një operimi në abdomen në muajinjJanar dhe që atëherë nuk është parë në publik, gjë që ngjalli shumë spekulime.
Ndërkohë përgjatë javës së kaluar, Kate ndau një fotografi në Instagram, të cilën shumë agjenci të mëdha lajmesh e tërhoqën duke thënë se është fotografi e manipuluar.
Fotografinë në fjalë, ku Kate shihet bashkë me tre fëmijët, ajo e ndau për urimin e Ditës së Nënës dhe pranoi se ka eksperimentuar me editimin duke thënë se është amatore si të gjithë fotografët e ri.
{gallery}