Princesha e Uellsit, Kate Middleton, ka bërë paraqitjen e parë publike të shtunën që prej kur zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer.
Ajo u fotografua kur arriti në Pallatin Buckingham bashkë me bashkëshortin, Princin William, dhe fëmijët e tyre, për të marrë pjesë në paradën ushtarake vjetore në shënimin e ditëlindjes së monarkut britanik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrincesha ka thënë se po bën “përparim të mirë” por se “ka ditë të mira dhe të këqija”, shkroi Guardian.
“Në ditët e këqija ndihesh e dobët, e lodhur dhe duhet t’i japësh trupit pushim. Por, në ditët e mira, kur ndihesh e fuqishme, dëshiron ta nxjerrësh më të mirën”, ka thënë ajo.
Në mars, Kate ka zbuluar se po i nënshtrohej kimioterapisë.