Catherine Middleton, princesha e Uellsit, ka njoftuar se është në fazat e para të trajtimit të kancerit.
Përmes një videoje, Catherine ka thënë se ishte “tronditje e madhe” pas “disa muajsh shumë të vështirë”.
“Jam mirë dhe po bëhem më e fortë çdo ditë”, ka thënë ajo tutje.
Nuk ka dhënë detaje të tjera për gjendjen me kancer, por Pallati Kensington ka thënë se ajo do të shërohet plotësisht.
Ajo shpjegoi se kur u operua në janar, nuk kishte njohuri se ka kancer, raportoi BBC.
“Megjithatë testimet pas operimit gjetën se kanceri ishte i pranishëm. Ekipi mjekësor më sugjeroi t’i nënshtrohesha një faze kemioterapie dhe tani jam në fazat e hershme të këtij trajtimi”, ka thënë ajo.
Artikuj të ngjashëm
-
Princesha e Uellsit tregon se ka kompletuar trajtimin me kimioterapi
-
Princesha e Uellsit thotë se më s’ka shenja të kancerit
-
Princesha e Uellsit paraqitet për herë të parë pas diagnostikimit me kancer
-
Kate dhe William “thellësisht të prekur” nga mbështetja e publikut
-
Princesha e Uellsit i nënshtrohet një operimi