Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Princi William po fokusohet në punë dhe jo në rrjete sociale

Zëdhënësi i princit të Uellsit, William, ka lëshuar një deklaratë ku thotë se princi është i fokusuar në punë e jo në rrjete sociale. Shumë spekulime u bënë ditëve të fundit për shëndetin e gruas së tij Kate Middletonit.

“Fokusi i tij është në punë, e jo në media sociale”, ka thënë përfaqësuesi i princit për revistën “People”.

Kjo ka ndodhur pasi shumë spekulime kanë ndodhur nëpër portale e media sociale për shëndetin e princeshës së Uellsit, pasi ajo ka kohë që nuk është parë në publik.

“Pallati i Kensingtonit gjatë janarit ka treguar se princesha është duke u rikuperuar dhe se do të ndahen detaje të tjera sipas nevojës”, ka thënë një tjetër përfaqësues për “Page Six”, duke cekur sërish se princesha është mirë.

Së fundmi është spekuluar se princi dhe princesha e Uellsit po kalojnë kohë bashkë më familjen, me fëmijët e tyre princin George, princeshën Charlote e princin Louis, në shtëpinë e tyre në Norfolk të Britanisë.

Ndërkohë një tjetër burim ka thënë se Middleton po bën progres shëndetësor.

Edhe Kate dhe William “thellësisht të prekur” nga mbështetja e publikut Botë Kate dhe William “thellësisht të prekur” nga mbështetja e publikut

Ndërhyrja kirurgjike që pati princesha më parë u cilësua si “e suksesshme” dhe pritet që ajo t’i kthehet detyrave publike pas festës së pashkëve.

Middleton përgjatë muajit janar u shtrua për dy javë në spital pasi bëri një operim në abdomen, shkaqet e të cilit ende nuk dihen

Kate Middleton është gruaja e princit të Uellsit, William, me të cilin ka tre fëmijë.