Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Princi William viziton gruan pas operimit

Princi i Uellsit, William, ka shkuar ta vizitojë gruan e tij, princeshën e Uellsit, Kate, në spital pasi ajo ju nënshtrua një operimi, raporton “People”.

Të enjten princi 41 vjeç është fotografuar teksa po dilte me veturë nga parkingu i klinikës “London” në mesditë.

Sipas raportimeve princi William po planifikon të kalojë sa më shumë kohë që të jetë e mundur me princeshën Kate, të cilës do t’i duhen disa ditë për t’u rikuperuar.

Është raportuar se Kate e ka gjendjen stabile dhe do t’i duhet të kalojë pak kohë në spital e pastaj të shkojë në shtëpi e të pushojë deri sa të i përmirësohet gjendja në tërësi.

Nuk dihen shkaqet që quan deri në operim por një burim nga pallati i ka thënë CNN-it se nuk bëhet fjalë për kancer.

“Duke u bazuar në këshillat mjekësore, Kate nuk mund të kthehet në detyrat e saj zyrtare deri pas pashkëve”, ka thënë burimi.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm