Anëtari i “Celebrity Big Brother”, Gary Goldsmith, daja i princeshës së Uellsit, Kate Middleton, ka thënë se ajo po merr kujdesin më të mirë shëndetësor në botë. Middleton po rikuperohet pas ndërhyrjes kirurgjike në abdomen.
Kur Goldsmith u pyet nga një tjetër banor brenda “Celebrity Big Brother”, Ekin-Su Culculoglu, se ku është mbesa e tij, ai u përgjigj duke thënë se nuk i lejohet të tregojë detaje.
“Ajo nuk do që dikush të japë detaje, por e di se po e merr kujdesin më të mirë shëndetësor në botë”, ka thënë Goldsmith.
Mediat kanë kritikuar sjelljen e dajës së princeshës, duke thënë se ai nuk është një dajë mjaft i mirë, pasi vetë ka pranuar se nuk është se kalon kohë me Katen, sepse ajo është shumë e zënë me detyrat e saj publike dhe ka tre fëmijë.
Gazetarët e mediave të ndryshme britanike kanë spekuluar se Kate nuk ia hap telefonin Goldsmithit, pasi s’do të komunikojë me të pasi e sheh si të pasjellshëm.
Edhe
Princi William po fokusohet në punë dhe jo në rrjete sociale
Kjo ndodhi pasi shumë gazetarë e cilësuan si “të pahijshme” sjelljen e tij, pasi Goldsmith brenda “Celebrity Big Brother” ka komentuar edhe për princin Herry e gruan e tij Meganin, duke thënë se duhet të ju hiqen të gjithë titujt mbretërorë.
Gary Goldsmith njihet si daja “dele e zezë” e Kate Middletonit, raporton “DailyMail”.
Middleton përgjatë muajit janar u shtrua për dy javë në spital, ku u operua në abdomen. Shkaqet ende nuk dihen.
Pallati mbretëror pati bërë të ditur se ajo nuk do të marrë pjesë në detyrat e saj publike deri pas festës së Pashkëve.
Edhe
Princesha e Uellsit i nënshtrohet një operimi
Kate Middleton është gruaja e princit të Uellsit, William, me të cilin ka tre fëmijë.