Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Premiera e serialit të ri të platformës Disney+, “Moon Knight”

Foto: AP/Associated Press

Aktorët e famshëm hollywoodianë, Oscar Isaac dhe Ethan Hawke, parakaluan mbi qilimin e kuq të shtruar me rastin e premierës londineze të serialit të tyre të ri, “Moon Knight”, e cila zuri vend në Muzeun Britanik.

Isaac e luan rolin protagonist në serial, Steven Grant. Ai është një punëtor në një dyqan dhuratash në Muzeun Britanik, i cili e ka të vështirë t’i dallojë ëndrrat nga jeta reale.

Ndërkohë, Steven, mëson se ka identitet të dyfishtë dhe e ndan trupin e tij me mercenarin e shndërruar në superhero, Marc Spector.

Këto dy identitete duhet të pajtohen, ndërkohë që përballen me një kërcënim mes perëndive egjiptiane.

“Ky projekt është shumë më ndryshe, sepse është një personazh i panjohur për publikun e gjerë, dhe është goxha i errët. Dhe rasti për ta ndërtuar atë nga fillimi, duke i shfrytëzuar librat komikë si frymëzim dhe duke i prezantuar sfidat e një burri me sëmundje mendore, ishte një eksperiencë vërtet e veçantë për mua. Njëkohësisht, mendoj se kjo ishte një sfidë unike për mua si aktor”, tha Oscar.

Isaac po ashtu tha se i ka pëlqyer t’i ndërtojë dy identitete të ndryshme në këtë projekt, përfshirë këtu edhe faktin se i duhej t’i bënte 2 aksentë të ndryshëm, raporton agjencia e lajmeve “AP” të hënën.

I pranishëm në premierë ishte edhe ylli hollivudian, Ethan Hawke, me ç’rast para gazetarëve të pranishëm tha: “Është eksperiencë unike ta shfaqësh premierën brenda muzeut dhe kësaj ekspozite të bukur, dhe të jesh i rrethuar me artefakte e figura egjiptiane. Në fillim, sheshin e xhirimit e ndërtuam pikërisht në këtë muze dhe nuk e di, më duket kaq e bukur gjithë kjo mitologji dhe gjithë këto artefakte, të cilat po e bëjnë premierën shumë më interesante”.

Edhe HBO lanson trailerin e parë të serialit “Harry Potter” Showbiz 3 muaj më parë HBO lanson trailerin e parë të serialit “Harry Potter”

Hawke, i cili në këtë projekt e portretizon një udhëheqës kulti të lidhur me një perëndi egjiptiane, tha se e kishte të vështirë ta luante një personazh të lig për shkak të ekuilibrit psikologjik që ekziston mes protagonistit dhe antagonistit.

Në serialin e ri të bazuar në librat komikë “Marvel” luajnë edhe aktorët May Calamawy, David Ganly dhe Gaspard Ulliel, i cili vdiq në janar të këtij viti.

Seriali që i përfshinë gjashtë episode, “Moon Knight”, e ka filluar transmetimin në platformën “Disney+” nga 30 marsi.