Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Paraqitet edhe një viktimë e princit Andrew

Pasi që Virginia Roberts (35) tregoi publikisht se ishte e detyruar të bënte seks me princin Andrew (59), tani është paraqitur edhe një femër e cila pohon se edhe ajo ka qenë viktimë, shkruan Metro. Për dallim nga Virginia, ajo dëshiron të mbetej anonime.

Femra në fjalë raportohet se është në kontakt me avokatët, të cilët i përfaqësuan viktimat e tjera të Jeffrey Epstein. Aktualisht, dëshmia e saj është nën hetim të rreptë dhe po konsiderohet nëse do të përfshihet në padi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithatë, viktima e re nuk tha nëse ishte detyruar të bënte seks. Buckingham Palace nuk ka pranuar t’i komentojë këto pretendime, shkruan KOHA Ditore.

Në një intervistë emocionale për BBC, Virginia Roberts i tregoi të gjitha për marrëdhënien e saj me princin. Ajo theksoi se kishte fjetur disa herë me të dhe se në atë kohë ishte vetëm 17-vjeçare.

“Më vinte të villja. Këtë nuk e prisja prej dikujt nga familja mbretërore”, – tha Virginia. Ajo thotë se Princi Andrew nuk ishte i pakëndshëm ndaj saj. Pas seksit ai e falënderoi atë dhe u largua nga dhoma.

“Isha ulur në shtrat, e tmerruar dhe e turpëruar. U ndjeva e ndyrë, u detyrova të ngrihesha menjëherë dhe të bëja dush. Të nesërmen Ghislaine Maxwell më tha që kisha bërë një punë të mirë dhe më bëri të lumtur”, - shtoi Virginia. Princi Andrew tha se fjalët e saj nuk ishin të vërteta.