Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Pamjet e para të komedisë së re të animuar "Toy Story 4"

Kohët e fundit nga Disney dhe Pixar është prezantuar traileri për vazhdimin e katërt të filmit të animuar "Toy Story", i cili do ta ketë premierën në kinema më 21 qershor.

Woody ka qenë gjithmonë i sigurt në vendin e tij në botë dhe përparësia e tij është se kujdeset për fëmijën e tij, pavarësisht nëse ky është Andy ose Bonnie. Por, kur Bonnie me gjysmë zemre në dhomën e tij e sjell lodrën e quajtur Forky, aventura me miqtë e vjetër dhe të rinj do t’i tregojë Woodyt se sa e madhe mund të jetë bota për një lodër.

Image

Vazhdimi i ri i "Toy Story" është bërë me regji të Josh Cooley, ndërsa produksioni nga Jonas Rivera dhe Mark Nielsen, shkruan KOHA Ditore.

Gjithashtu, është interesante të theksohet se kjo komedi e animuar do të prezantohet në formatin 3D, dhe e pason vazhdimin e tretë të tregimit për Woodyn legjendar, i cili u publikua në vitin 2010.