Disney e ka publikuar trilerin e parë për “Forky Asks a Question”, serialin e filmave të shkurtër të cilët do të jenë në dispozicion ekskluzivisht në platformën e tyre për streaming Disney+.
Filmat e shkurtër me Forkyn, personazhin nga filmi i Pixar, Toy Story 4, zëri i të cilit është huazuar nga Tony Hale, do të na sjellë personazhin kryesor i cili është i interesuar për shumë gjëra dhe shtron pyetje të vështira si: "Çfarë është djathi?" dhe "Çfarë është arti?".
Përshkrimi zyrtar i serisë zbulon: Forky, personazhi nga filmi i Disney dhe Pixar, Toy Story 4, është një projekt arti i krijuar nga mbeturinat, dhe ka pyetje të rëndësishme në lidhje me atë se si funksionon bota, siç janë: Çfarë është dashuria? Çfarë është koha? Ai i eksploron të gjitha këto çështje dhe shumë të tjera në një seri filmash të shkurtër.
“Forky Ask a Question”, si dhe një numër personazhesh të tjerë të preferuar të Pixar, do të arrijnë në platformën për streaming të Disney, e cila fillon punën më 12 nëntor, shkruan KOHA Ditore.