“Ironheart” mban titullin seriali amerikan i krijuar nga, Chinaka Hodge, për platformën digjitale “Disney+”, dhe vjen i bazuar në personazhin e librave komik “Marvel” me të njëjtin emër.
Ky projekt e vazhdon historinë e filmave hit “Iron Man”, derisa në qendër të tregimit e ka një studente të zgjuar të quajtur, Riri Williams, e cila rikthehet në vendlindje, Chicago, pas ngjarjeve që ndodhin në filmin e vitit 2022, “Black Panther: Wakanda Forever”, ku ajo zbulon sekrete që vënë në shënjestër teknologjinë kundër magjisë.
Aktorja Dominique Thorne vjen në rolin e Ririt, ndryshe e njohur si heroina Ironheart, dhe krahas saj me role janë angazhuar edhe Lyric Ross, Eric André, Anthony Ramos, Alden Ehrenreich dhe të tjerë.
“Ironheart” ka shënuar premierën në “Disney+” ku tashmë janë publikuar tri episode e para të serialit, për të vazhduar me episode tjera nga 1 korriku.
-
Publikohet traileri i serialit “Elle” që bazohet në historinë e filmit “Legally Blonde”
-
“American Hostage”, trileri psikologjik i bazuar në ngjarje të vërtetë
-
“Avengers: Doomsday” me Robert Downey Jr. në rolin e Doctor Doom
-
“Elle”, seriali i bazuar në historinë e filmave “Legally Blonde”
-
Anya Taylor-Joy lufton për mbijetesë në serialin e ri “Lucky”