“Toy Story 5” duket se ka një arsye të re që do të tërheqë vëmendjen e fëmijëve e të rinjve. Bëhet fjalë për teknologjinë.
Traileri i filmit të popullarizuar shfaq personazhin e dashur nga publiku, Bonnie, nën skllavërinë e një tableti, të personifikuar nga Greta Lee. Pasi Woody e la Bonnien për të ndihmuar lodrat e braktisura të gjenin pronarë, Jessie bëhet udhëheqëse e dhomës së Bonniet, me Buzz Lightyear si zëvendësuesen e saj. Megjithatë, Bonnie, tani tetë vjeç, është dashuruar me lodrën e saj të re të preferuar, një tablet në formë të bretkosës, të quajtur Lilypad.
Përveç rikthimit të Tom Hanksit, Tim Allenit dhe Joan Cusackut, kasti i aktorëve që huazojnë zërat për personazhet e animuara përbëhet edhe nga John Ratzenberger, Wallace Shawn, Annie Potts, Keanu Reeves, Craig Robinson dhe Matty Matheson.
“Toy Story 5” lansohet nëpër kinema më 19 qershor.