Në filmin e animuar “Zootopia 2”, kryepersonazhet shumë të dashura nga publiku, Judy Hopps dhe Nick Wilde, e gjejnë veten në gjurmët e një zvarraniku misterioz, i cili mbërrin në Zootopia dhe e kthen metropolin e gjitarëve përmbys.
Për të zgjidhur çështjen, Judy dhe Nick duhet të infiltrohen fshehurazi në pjesë të reja të papritura të qytetit, ku partneriteti i tyre vihet në provë si asnjëherë më parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFilmi është një nga publikimet më të pritura të këtij viti, pasi kanë kaluar nëntë vjet që nga lansimi i pjesës së parë dhe fansat shpresojnë që të jetë një vazhdim i denjë, që përcjell një mesazh të pasur dhe të rëndësishëm për ditët e sotme.
“Zootopia 2” lansohet nëpër kinema anekënd botës më 26 nëntor 2025.