Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Zootopia 2” bëhet filmi i animuar më i paguar në Hollywood

“Zootopia 2”

“Zootopia 2”

Filmi “Zootropolis 2”, i njohur edhe me titullin “Zootopia 2”, nga gjigandi Disney, është bërë filmi i animuar që ka arritur të grumbullojë më së shumti të ardhura në Hollywood, 1.7 miliard dollar amerikan, duke ia kaluar filmit të animuar “Inside Out 2” i cili pati grumbulluar 1.69 miliard pas lansimit në vitin 2024.

“Kjo arritje u takon së pari fansave në mbarë botën, entuziazmi i të cilëve e ka bërë të mundur”, ka thënë në një deklaratë Alan Berman, bashkëdrejtor në Disney, ka raportuar FemaleFirst.

Ai tutje ka thënë se është jashtëzakonisht krenar me punëtorët e krijimit të filmave.

“'Zootipia 2' është arritje e jashtëzakonshme dhe i jemi mirënjohës gjithsecilit që ka ndihmuar në realizimin e tij”, ka thënë ai.

Filmi është i nënti në listë për filmat më fitimprurës ndër vite, të tillë si “Titanic” i vitit 1997, “Star Wars: the Force Awakens”, “Avangers: Endgame”, si dhe franshizës “Avatar”.

Edhe “Zootopia 2”, ndër filmat më të pritur të vitit Showbiz “Zootopia 2”, ndër filmat më të pritur të vitit

Megjithatë, rekordin absolut për filmat e animuar në nivel global e mban “Ne Zha 2” nga Kina, i cili vitin e kaluar arriti të fitojë 2.2 miliardë dollarë në mbarë botën.

“Zootropolis 2”, me një buxhet prej 150 milionë dollarësh, është vazhdimi i filmit të vitit 2016.

Në qendër të historisë rikthehen protagonistët Judy Hopps, me zërin e Ginnifer Goodwin, dhe Nick Wilde, me zërin e Jason Bateman. Dyshja shkojnë për të hetuar një rast misterioz që përfshin një gjarpër helmues të dyshimtë, Gary De’Snake, të cilit i jep zë aktori Ke Huy Quan.

Filmi u bë gjithashtu produksioni i animuar më i shpejtë i Hollywoodit që arriti shifrën 1 miliard dollarë në arkat filmike globale.

Ginnifer Goodwin, 47 vjeçe, u shpreh shumë e lumtur që pati mundësinë ta zhvillojë më tej personazhin e Judy Hopps.

Edhe “Barbie 2” në krizë, vazhdimi rrezikon të mos realizohet Showbiz “Barbie 2” në krizë, vazhdimi rrezikon të mos realizohet

“Isha jashtëzakonisht e emocionuar që u rrita bashkë me këtë personazh. Mund të tingëllojë pak e çuditshme ta thuash për punën tënde, por mendoj se filmi është jashtëzakonisht i mirë”, ka thënë ajo për The Sun.

Nga ana tjetër, Jason Bateman, 57 vjeç, ka treguar se fillimisht kishte frikë se roli i Nick Wilde mund t’i jepej dikujt tjetër, pasi nuk ishte i sigurt nëse kishte bërë punë të mirë në filmin e parë.

Ai u shpreh i kënaqur kur producentët e kontaktuan për ta rikthyer në vazhdim.

“Isha shumë i emocionuar dhe i nderuar kur më telefonuan sërish. U habita, sepse nuk kisha shumë përvojë me dublim zëri dhe u ndjeva shumë i vlerësuar që nuk më zëvendësuan për filmin e dytë”, ka thënë Bateman për ITN gjatë premierës në Londër.

Edhe “Spider-Man: Brand New Day” thyen rekorde, ndërsa “The Odyssey” bëhet filmi më i suksesshëm i Nolanit Showbiz “Spider-Man: Brand New Day” thyen rekorde, ndërsa “The Odyssey” bëhet filmi më i suksesshëm i Nolanit

Aktori shpreson që seria të vazhdojë edhe me shumë filma të tjerë.

“Do të doja shumë të bëja pesë filma. Ose dhjetë, çfarëdo që të duan. Është angazhim i lehtë për ne si aktorë zëri, krahasuar me gjithë punën e madhe që bëhet pas kuintave. E admiroj vërtet sasinë e jashtëzakonshme të punës që kërkon ky film”, u shpreh ai.
Traileri i filmit "Zootopia 2":