Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Pamela Anderson zbulon arsyet se përse ka vendosur të dalë e pagrimuar

Ylli Pamela Anderson ka vendosur të dalë pa grim pasi grimerja e saj ka vdekur nga kanceri i gjirit.

Në një intervistë me revistën “Elle”, Anderson e përshkroi stilin e saj në vitet '90 si "të egër dhe të papenguar".

E njohur për vetullat e saj të holla të bëra me laps, sy me grim të zi, dhe flokë të çrregullta, Anderson tha se kishte edhe raste kur ajo u paraqit në shkollën e fëmijëve të saj e mbuluar me shkëlqim e xixa.

"Kur shkoja si vullnetare për t’i mësuar shokët e fëmijëve të mi në shkollën e tyre, dhe kur e shihja veten nëpër pasqyrë apo reflektimin e xhamave, kisha vezullimë në të gjithë fytyrën time", tha Anderson për Elle.

Gjithçka ndryshoi në vitin 2019, kur artistja e saj e makijazhit Alexis Vogel vdiq nga kanceri i gjirit.

"Ajo ishte më e mira. Dhe që atëherë, thjesht u ndjeva që pa Alexis është më mirë për mua të mos bëj fare grim" tha Anderson.

Edhe Jamie Lee Curtis u befasua nga pamja e Pamela Andersonit pa grim Showbiz Jamie Lee Curtis u befasua nga pamja e Pamela Andersonit pa grim

Anderson u takua me Vogel në vitin 1993, në një set fotografish për revistën Playboy. Artistja e grimit ishte përgjegjës për sytë me ngjyrë të zezë të Andersonit, sipas Byrdie.

Tani Pamela Anderson ka vendosur se dëshiron ta “përqafojë” moshën duke e lënë veten të plaket në mënyrë natyrale.

Përgatiti: Vita Abrashi - Kajtazi